VIDEO/Kryetari i PD Nivicë: Në
25 qershor do votojmë Ramën

VIDEO/Kryetari i PD Nivicë: Në<br />25 qershor do votojmë Ramën
TEPELENË - Kryetari i Partisë Demokratike në Nivicë të Tepelenës, ka deklaruar sot se në zgjedhjet e 25 qershorit komuniteti i kësaj zone do votojë Edi Ramën.
 
Në një video të publikuar nga Rama në Facebook-un e tij, duket teksa ai takon kryedemokratin e zonës, pas një bashkëbisedimi që zhvilloi me fermerët e fshatit Luftinjë, në Memaliaj.
 
“Jemi komunitet që mbajmë llafin. Llafin e kemi dhënë. Ju na bëni rrugën”- i ka thënë Ramës ai.
 
“Kryetari i PD së Nivicës, vend historik, vendi që ka dhëndër Lulzim Bashën, kryetari i këtij, por në 25 qershor…” – shtoi Rama.
 
Në 25 qershor do të votojmë këta njerëz që bëjnë punë për Nivicën”- tha kryetari i PD në Nivicë.
 
Rama takon kryetarin e PD-së në Nivicë:
 
Kryetari i PD Nivicë: Na bëni rrugën.
 
Rama: Na jepni votën.
 
Kryetari i PD Nivicë: Jemi komunitet që mbajnë llafin. Në 25 qerëshor do votojmë për atë që bën punë.
 
Rama: Nivica, vend historik, vendi që ka dhëndër Lulzim Bashën.
 
Kryetari i PD Nivicë: Në 25 qershor do votojmë njerëzit që bëjnë punë.
 
Rama: Pra, dhëndrin në zemër, ama punëtorin në mendje.
 
Kryetari i PD Nivicë: Punëtorin në mendje se keni bërë punë. Veç mbaje llafin. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar