VIDEO/ Kukësi fiton pas 6 javësh dhe lë vendin e fundit, vendos një kryevepër e kapitenit! Mbrëmja rezervon derbin Tirana - Partizani

Superliga shqiptare është në javën e 15-të. Në 13:00 në "Kukës Arena" u zhvillua ndeshja e parë, aty ku Kukësi vendas fitoi 1-0 me Laçin dhe ia del që pas gashtë javësh të marrë fitoren e parë. Një gol i kapitenit Gjelbrim Taipi në minutën e 33 vendosi ndeshjen, me verilindorët që lënë vendin e fundit të klasifikimit.

Ndeshja në Kukës nisi e luftuar nga dy skuadrat, me arbitrin Juxhin Xhaja që në pjesën e parë akordon tre kartona të verdhë, kjo për shkak të lojës së fortë. Do duhej minuta e 33 që Xhaja të akordonte për Kukësin një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe në pozicion të prirët. Goditja e Gjelbrim Taipit nuk mundi të ndalej nga Dajsinani, me sferën që përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë si Hallaçi dhe Gentian Mezani bënë ndërhyrje te dy skuadrat, me golin e Taipit që në fund rezultoi deçiziv. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e 8-të, duke lënë Bylisin dhe Teutën pas. Laçi me 20 pikë qëndron në vendin e pestë.

Superliga vijon sot në 20:00 me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që luhet në "Air Albania". Veç derbit, nesër luhen edhe tre ndeshjet e tjera për javën e 15-të; Erzeni - Bylis, Kastrioti - Egnatia dhe Vllaznia - Teuta.

Goli i Kukësit:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Fitorja e Kukësit kundër Laçit, Hallaçi: Ky është ekipi im, do flas me presidentin! Mezani: Nuk e meritonim humbjen

Kukësi fitoi 1-0 me Laçin për javën e 15-të të Superligës falë një goli të Gjelbrim Taipit. Pas ndeshjes për Oversport folën edhe dy trajnerët, Gentian Mezani i Laçit dhe Rraman Hallaçi i Kukësit. Për teknikun e verilindorëve ky është Kukësi i tij, teksa kërkon të flasë me presidentin për një emërim të përhershëm.

"Kukësi i Hallaçit? Po, skuadra luajti mirë në pjesën e dytë ndaj Partizanit dhe sot. Nëse vazhdojmë me këto ritme skuadra mund të ngjitet në renditje. Merkato? Mund të ketë disa largime dhe do të shohim se ku kemi nevojë. Por kemi edhe organikë të mirë, që nuk kanë pasur shumë mundësi aktivizimi. Jam i kënaqur me skuadrën dhe besoj se Kukësi është një skuadër e vërtetë.

Në janar akoma në pankinë? Unë jam i familjes këtu. Kam marrë pjesë edhe në merkato, kam qenë të skuadra U21 do të flasim me drejtuesit dhe të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Më e vështirë puna e trajnerit se e kapitenit, por është shumë e bukur”, tha Rraman Hallaçi.

Nga ana tjetër trajneri i Laçit, Gentian Mezani tha se meritonin më shumë se humbja 1-0 në këtë duel, teksa për kurbinasit nuk do ketë pushim. Trajneri konfirmon edhe njëherë se Guindo është afrimi i parë për dimrin te Laçi.

"Na vjen keq që nuk e mbyllëm mirë këtë vit, por nuk na ngelet gjë tjetër veç të përmirësohemi. Do të vazhdojmë të punojmë, nuk kemi pushime në këtë periudhë. Merkato? Ka ardhur Guindo dhe besoj se kompletohemi në sulm. Shpresojmë që t'i bashkohet grupit sa më shpejt”, ka thënë Mezani.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë