Të dielën në mbrëmje u mbyll java e parë e edicionit të ri të Superligës shqiptare të futbollit, me pesë ndeshjet që u zhvilluan në tre ditë. Raundi i parë nisi të premten me barazimin 2-2 mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ndërsa të shtunën u luajtën Partizani 0-0 Teuta, dhe Laçi 1-1 AF Elbasani.
Dy ndeshjet e fundit u zhvilluan mbrëmjen e të dielës, paralelisht në orën 21:00. Vora fitoi 0-1 ndaj Dinamos në stadiumin e Elbasanit, ndërsa në “Arena Egnatia”, Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.
Vora iu fal golit të Bryan Gjylës në minutën e 11-të, teksa Dinamo është e impenjuar në Evropë në fazën play-off të Conference League dhe të enjten luan ndeshjen e kthimit kundër Pafos në Qipro, me sfidën e parë që u mbyll 1-1 në Shqipëri. Pas ndeshjes trajneri i 'Bluve', Ilir Daja, kishte pakënaqësi kundër FSHF-së, duke thënë se futi tetë lojtarë të rinj nga minuta e parë për të pasur ekipin gati për sfidën evropiane, ndërsa u shpreh se institucioni i futbollit në vend duhet të shtynte ndeshjen e kampionatit.
Në Rrogozhinë, Egnatia 'likuidoi' lehtë 3-0 Tiranën me golat e Diabate, Ajetovikj dhe Eljon Sotës në pjesën e parë. Egnatia bëri kampionen, ndërsa KF Tirana vuan borxhet kundër ish-zyrtarëve dhe nuk mundi të kishte të gatshëm për këtë sfidë elementët e afruar këtë dritare transferimesh, pasi merkaton në hyrje vijon ta ketë të bllokuar nga FIFA. Egnatia e ka siguruar fazën e ligës në Conference League, por synon ta bëjë një gjë të tillë në Europa League, aty ku është ende në lojë. Të enjten skuadra e Nevil Dedes luan në Norvegji kundër Lillestrom për fazën play-off, me sfidën e parë në Rrogozhinë që u mbyll 0-0.
Superliga, sezoni 2026-27, raundi i parë:
E premte, 21 gusht 2026
21:00 Vllaznia 2-2 Skënderbeu
E shtunë, 22 gusht 2026 - 16:00
Laçi 1-1 AF Elbasani
Partizani 0-0 Teuta
E diel, 23 gusht 2026 – 21:00
Dinamo 0-1 Vora
Egnatia 3-0 Tirana
Renditja:









Komente
Komento