KOSOVË- ‘Sunny Hill Festival’ mblodhi në Prishtinë qindra të rinj, por edhe artistë të cilët kanë shijuar për katër ditë performancë e dhënë nga yjet botërore të muzikës. I pranishëm në natën e fundit të festivalit ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nën tingujt e muzikës ka shijuar festivalin nga tribuna VIP.
Kuri ka pasur një përshëndetje të veçantë për të pranishmit në koncert, i cili iu ka ‘dhuruar’ një zemër nga larg.
Një ditë më parë, Kurti priti në zyrë këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipën. Ai e falënderoi Duan për përfaqësimin dinjitoz dhe promovimin e vlerave artistike të Kosovës kudo në botë.