VIDEO/ Lara Colturi bind për të ardhmen, skiatorja shqiptare renditet e 25 në Botëror

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e 25 në Botërorin e Skive që po zhvillohet në pistën e Sestiere në Itali për kategorinë "Slalom". 16-vjeçarja e natyralizuar si shqiptare bëri një paraqitje të mirë duke konsideruar se po garonte në një event të një niveli të lartë.

Në provën e parë Colturi zuri vendin e 29 (1 minutë, 1 sekondë dhe 53 të qindtat) duke marrë të drejtën për të provuar edhe një hedhje të dytë në kategorinë "Slalom". Prova e dytë ka qenë bindëse, me Colturin që la pas pesë kundërshtare dhe në total u rendit në vendin e 25.

Kujtojmë se edhe dy javë më parë në garën e Killington në SHBA (Slalom) Lara ia doli të marrë pikë për Shqipërinë në garën e skive, duke shkruar historinë për vendin tonë në këtë disiplinë. Lara vlerësohet nga specialistët e huaj për talentin e madh në këtë sport, ndërsa si trajnere ka nënën e saj, kampionen Daniela Ceccarelli.

S.Dh/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor