Video/ “Guxo afrohu, guxo”
Shehu kërcënon policin në Dibër 

Video/ “Guxo afrohu, guxo”<br />Shehu kërcënon policin në Dibër 
Në Dibër situata sa vjen dhe bëhet më e nxehtë. Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga votimi për kryetarin e ri të bashkisë, vëmendja por dhe burimet njerëzore të partive janë pozicionuar në qytetin e Peshkopisë.

Para 2 ditësh portali Lexo.al publikoi një sondazh të zhvilluar nga shtabi i kandidatit të ASHE, Muharrem Rama, ku ky i fundit dilte fitues me mbi 12% përballë Shëhut të PD-së. Ky sondazh i brendshëm i shtabit të kandidatit të majtë i cili sipas burimeve është bërë për të patur një vlerësim paraprak të gjendjes, ka shkaktuar tension mesa duket në kampin blu.

Kjo sepse Lexo.al sot ka siguruar një video ku kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu i bërtet dhe kërcënon një polic. “Guxo afrohu, guxo”, ulëret Shehu.

Polici ka kërkuar lirimin e rrugës, pra ka qenë në orarin e shërbimit sipas burimeve, ndërkohë që Shehu i ka folur si të ishte polici një endacak, e jo fytyra e shtetit tonë.

Megjithatë polici siç duket edhe në videon e shkurtër që ka ardhur në redaksinë e Lexo.al, është larguar.

Pyetjet që lindin natyrshëm janë:

A është ky tension dhe ankth nga një rezultat negativ i mundshëm? Pse PD nuk ka bërë publik asnjë sondazh rreth Dibrës? Mos ndoshta me gjithë angazhimin “i madh e i vogël” në Dibër, PD e ka humbur kredibilitetin dhe e sheh veten inferiore dhe ka filluar të përdorë gjuhën e dhunës? /Lexo.al

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron