Gjithashtu Saleo Stojani dyshohet se ka vjedhur edhe 3 biçikleta në kryeqytet ditët e fundit. 24-vjeçari cilësohet si supërhajduti, pasi është dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë dhe Vlorë. Në 2010 Saleo Stojani bashkë me dy shokët e tij po vidhnin një vilë në qytetin e Vlorës, kur një oficer policie u ka dalë përpara. Shoku i 24-vjeçarit nga Korça e ka qëlluar për vdekje policin, ndërkohë që Saleo Stojani u dënua për moskallëzim krimi dhe jo bashkëpunëtor në vrasje. Stojani është autor i dhjetra vjedhjeve dhe njihet nga policia si kontigjen i krimit.
Kjo për faktin se sa herë është i lirë 24-vjeçari kryen vjedhje të banesave ose qytetarëve në rrugë. Në vitin 2014 Saleo Stojani ka plagosur edhe një të burgosur, ku po vuante dënimin për vjedhje. Policia thotë se i riu nga Korça do akuzohet për vjedhje me dhunë, një vepër penale që e ka përsëritur disa herë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Saleo Stojani ka fillua të vjedhë që kur ishte 14 vjeç, por në atë kohë lihej i lirë nga gjykatat. Më pas ndaj tij janë dhënë disa dënime për vjedhje, por përsëri 24-vjeçari i është rikthyer zakonit të vjetër, sapo del nga burgu.
Saleo Stojani
Kronologjia e grabitjeve nga 24-vjeçari sipas Policisë
• Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë. Ky shtetas më datë 13.12.2017, rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:
• Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.
• Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.
• Në rrugën "Ibrahim Rugova" dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu. Materialet i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO







