VIDEO/ Leverkusen 'prek' titullin në Bundesligë, fitorja kundër Koln e dërgon +10 nga Bayern

VIDEO/ Leverkusen 'prek' titullin në Bundesligë, fitorja kundër Koln e dërgon +10 nga Bayern

Goli i dytë i Leverkusen

Bayer Leverkusen bën për "aspirina" Bayern Munich, me skuadrën e Xabi Alonsos që këtë të dielë fitoi 0-2 në Koln dhe çon në dhjetë pikë distancën me bavarezët ndjekës.

Për raundin e 24-t në Bundesligë, Leverkusen shënoi dy herë me Frimpong dhe Grimaldo për të siguruar tri pikët e radhës, teksa vijon të jetë ekipi që nuk ka asnjë humbje në pesë kampionatet më të fortë në Evropë.

Me 64 pikë, "Aspirinat" lënë pas Bayern Munich me dhjetë pikë më pak dhe me 12 ndeshje të mbetura kanë vendsour një "dorë" te titulli i parë në histori, kjo edhe për shkak të formës dhe paraqitjeve të bëra.

Titullar absolut në mesin e fushës Granit Xhaka, që ka besimin e Alonsos nga stoli. Me suksesin e sotëm Leverkusen marshon drejt trofeut të shumëpritur.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin