Kampionët e saposhpallur të Bundesligës, Bayer Leverkusen për 44 ndeshje nuk njohin humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Për raundin e 30-të në elitën e futbollit gjerman, "Aspirinat" barazuan 1-1 në udhëtim kundër Borussia Dortmund.
Ndeshja u zhbllokua pas 81 minutave lojë, teksa ishte Fullkrug që kaloi në epërsi Dortmundin. Kur u duk se Leverkusen do merrte humbjen e parë sezonale, kundër idesë ishte Stanisic që barazoi në minutën 90+7 pas asistit të Uirtz.
Kështu, Leverkusen nuk njeh humbje këtë sezon edhe pse e ka siguruar titullin kampion. Në duelin me Dortmund, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë dhe do jetë jashtë planeve të Xabi Alonson për ndeshjen e radhës, atë kundër Stuttgart më 27 prill që luhet në shtëpi.
Renditja: