SHBA - Në 'Geodis Park', vendasit e Nashville SC u mposhtën 2-5 nga Inter Miami, sfidë që vlente për raundin e 34-t në MLS amerikane të futbollit. Në këtë sfidë Lionel Messi (39 vjeç) shënoi tre gola dhe asistoi në një tjetër gol. 'Pleshti' e nisi serinë e golave në minutën e 35-të, duke zhbllokuar sfidën. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, Nashville përmbysi ndeshjen me golat e Surrige dhe Shaffelburg.

Me nisjen e fraksionit të dytë Inter Miami u fut me tjetër 'marsh' në fushë dhe barazoi me të përhershim Lionel Messi. Argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metërshi.

Rodriguez, sërish Messi dhe Segovia shënuan edhe tre gola të tjerë për Inter Miamin. Me 65 pikë pas javës së 34-t, Inter Miami renditet në pozitën e tretë të Konferencës Lindore, ndërsa është kualifikuar për në fazën play-off.

Ndërkohë, Lionel Messi këtë sezon në MLS ka zhvilluar 28 takime dhe ka shënuar 29 gola, teksa ka asistuar edhe 19 herë për shokët e skuadrës. Disa orë para tripletës së Messit, edhe Cristiano Ronaldo e dërgoi topin në rrjetë për një supergol në Arabinë Saudite.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?