Al Nassr fitoi 5-1 kundër Al Fetah në raundin e pestë të elitës së futbollit në Arabinë Saudite. Në këtë sfidë shkëlqeu Joao Felix me tre gola, ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi me një kryevepër.

Dueli u zhbllokua pas 13 minutave lojë nga Joao Felix. Ishte pasimi i Mane që nxori Felix në pozicion goditës, teksa portugezi e ndali në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë Bendebka shënoi golin e barazimit për 1-1.

Në minutën e 59-të Cristiano Ronaldo gaboi penalltinë, ndërsa sulmuesi u kujdes që vetëm disa sekonda më vonë të ngrinte peshë tifozët. Sërish pasimi i Mane u shfrytëzua nga Ronaldo, i cili nga jashtë zone dhe nga një pozicion i prirët e dërgoi topin në trekëndëshin e portës. CR7 hoqi fanellën gjatë festës dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Më pas sërish Joao Felix me dy gola dhe Coman e dërguan rezultatin në 5-1. Pas uljes në stol të Jorge Jesus, Al Nassr këtë sezon grumbullon 15 pikë të plota pas pesë javëve të para, duke mbajtur kreun e renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 19/10/2025 13:56

    MOS..NDOSHTA NE NJE SHIKIM TE TILLE EDHE KY ESHTE NJE PEDERAST I SHALOSUR PREJ ARABEVE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?