VIDEO/ Londra në flakë dhe panik, digjet godina 6-katëshe! Mbi 100 të evakuuar, mes tyre dhe shumë fëmijë

Angli- Një zjarr masiv shkrumboi gjatë orëve të natës, duke zbardhur dita e sotme (26 Gusht) një nga pallatet në bllokun e banesave 6-katëshe në Dagenham, në lindje të Londrës.

Mbi dyqind zjarrfikës ishin në vendngjarje. Të paktën njëqind njerëz, përfshirë fëmijë, u evakuuan dhe dy të plagosur u transportuan në spital.

Siç raportoi edhe BBC, skelat rreth ndërtesës në “Freshwater Road” u dogjën nga flakët, ashtu si edhe pjesë të pallatit deri në katin e gjashtë dhe çati. Deri tani nuk raportohet për viktima dhe as për shkakun e zjarrit, teksa “La Repubblica” publikoi edhe pamjet e frikshme të flakëve që përpijnë godinën.

 “Zjarri po prodhon tym të dendur dhe ne këshillojmë banorët vendas të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura”, tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve, Alan Bendell.

Rruga ishte e mbyllur për qarkullim, teksa hetimet janë ende aktive.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj

Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj