PRISHTINË - Ballkani fitoi 2-0 me Lincoln Red në "Fadil Vokrri", për sfidën e parë në turin e tretë të Conference League. Djemtë e Ilir Dajës dominuan takimin, duke qenë me një këmbë në turin tjetër të këtij kompeticoni.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, paçka se kampionët e Kosovës dominuan skuadrën nga Gjibraltari. Në fraksionin e dytë ishte Korenica që në të 59 minutë zhbllokoi ndeshjen me një aksion të bukur dhe asist nga Gripshi.
Vetëm tre minuta më vonë, Trashi mrekulloi të pranishmit me golin e tij. Një pasim nga e djathta e sulmit nxori të lirë mbrojtësin, që me një "vole" nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë portierit Coleing.
Me avantazhin 2-0, Ballkani udhëton i relaksuar të enjten që vjen për ndeshjen e kthimit, duke qenë me një këmbë në turin play-off të Conference League.
Ballkani fitoi 2-0 me Lincoln Red në "Fadil Vokrri", për sfidën e parë në turin e tretë të Conference League. Djemtë e Ilir Dajës dominuan takimin, duke qenë me një këmbë në turin tjetër të këtij kompeticoni. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja.
"Morëm atë që deshëm, por në maksimum jo. Kemi ndryshime në mënyrën e të luajturit, teksa ishte e vështirë të zëvendësonim Rrahmanin dhe Emurllahun. Kemi pasur edhe viruse stinore. Kemi pasur 6-7 lojtarë të formacionit me temperaturë dhe viruse. Gjendja fizike nuk ishte më e mira. Kemi bërë një gjysmë hapi drejt kualifikimit me rezultatin 2-0", tha fillimisht trajneri.
Daja më pas foli edhe për pjesën e dytë, aty ku u vendos edhe ndeshja.
"Pjesa e dytë? Ishin gabime të linjës së sulmit, nuk po funksiononim në pjesën e parë. Dhe ndryshuam, për një mënyrë tjetër. Për të qarkulluar topin me rrugëdaljes të tjera. Kundërshtarët po linin hapësira mes linjave. Dhe ne duhet t’i shfrytëzonim. Rezultati mund të ishte më i thellë nëse do të ishim të ftohtë përpara portës. Por edhe mund të pësonim gol në minutat e para të pjesës së parë", vijoi Daja.
Më pas trajneri u ndal edhe te ndeshja e kthimit dhe kundërshtari.
"Lincolni? Kundërshtarë që ndryshojnë në shtëpinë e tyre. Luajnë me topa të gjatë dhe dyluftime të forta. Na e bëri për disa minuta edhe Larne atje. Do të bëjmë kujdes. Do të ngulmojmë që të jemi më efikas në manovër. Tani na pret kampionati. Do të bëjmë rotacion. Më pas radha e Lincolnit", tha trajneri i Ballkanit.