VIDEO/ Lot dhe dhimbje, Cristian Shpendi dëmtohet rëndë! Del nga fusha me duartrokitje

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi është dëmtuar në Itali. Skuadra e tij, Cesena luan në shtëpi kundër Cosenzas për raundin e 17-të në Serie B, me Shpendin që nuk mundi ta mbyllte pjesën e parë.

Në minutën e 27-të, një stopim topi në gjysmën e fushës së Cesenas bëri që pas ndërhyrjes sulmuesi gjatë rrëzimit të vendoste këmbën e majtë keq dhe si pasojë të ndjente dhimbje.

Kjo ka sjellë lot për të, ndërsa te Cesena janë të alarmuar për gjendjen e sulmuesit më të mirë që kanë në ekip. Në daljen nga fusha tifozët në "Dino Manuzzi" nuk i kursyen duartrokitjet.

Në 18 ndeshjet e këtij sezoni, Shpendi ka shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet dhe është shënuesi më i mirë në Serie B me dhjetë gola. Ai është në "lupën" e klubeve më të mira në Itali.

 

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?