Luizi ka diskutuar shpesh këto ditë për ish-të dashurin e Kiara Titos dhe disa prej banorëve mendojnë se ndoshta është i frikësuar e i rrezikuar. Ka qenë vetë Luizi që ka zgjedhur t’a bëjë këtë bisedë me Bjordin, por ajo që i ka dhënë nota humori bisedës së tyre ka qenë fakti që Bjordi e ka ngatërruar Butrintin me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore Ylli Baka.
“Mos vjen një ish i dashur i Kiarës’, thotë Luizi.
“Ylli Baka?”, pyet Bjordi.
“Jo. Një që ka pasur, që e ka pasur publike” përgjigjet Bjordi.
“Kam dëgjuar, por as nuk e njoh”, thotë Bjordi
“As unë, e kam dëgjuar si emër, po kështu… Nëse vjen ai jam shumë keq” thotë Luizi.
“Aty fiton, se si do reagosh me këtë situatë. As unë, as Amos, as Olta nuk të bën më gjë nëse ti” thotë Bjordi.
“Jo aty në botë…vështirë se mund t’ia dal’ thotë Luizi
Bjordi: Po ia dole aty, atje fiton