Anna Lika ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushes së saj, Marvel, në 6 mujorin e lindjes.

Aktorja ka publikuar dy fotografi të vogëlushes në Instagram, ku në njërën nga fotot, Marvel pozoi krah nënës së saj, ndërsa në foton tjetër në krahët e të atit, regjisorit Bjordi Mezini.

Anna Lika shprehet se 6 muaj kanë kaluar shumë shpejt, teksa i kërkon falje të bijës për publikimin e imazhit të saj në Instagram.

“Mrekullia ime Marvel! Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kan kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzqeshjen tënde. Faleminderit që më dhe emrin “mami”.

Të dua pafund poçi im i vogël!

Ps : më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta se e di që e ke qejf privatsinë”, shkruan Anna Lika.