VIDEO/ Luka Modric si vera, mesfushori 'shkul Tulipanët' e Holandës dhe dërgon Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

VIDEO/ Luka Modric si vera, mesfushori 'shkul Tulipanët' e Holandës dhe dërgon Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

Luka Modric

Holanda humbi 2-4 me Kroacinë pas 120 minutave lojë, teksa në stadiumin "De Kuip" në Rotterdam ishin miqtë që siguruan një biletë për në finalen e Ligës së Kombeve që zhvillohet të diel. Ndeshja gjysmëfinale pa 37-vjeçarin Luka Modric në një formë të shkëlqyer, teksa asistoi dhe shënoi në një përballje dramatike.

Dueli u hap nga Malen, që në të 34 minutë kaloi Holandën në avantazh. Me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra, gjithçka ishte lënë për në fraksionin e dytë. Kramaric me penallti në të 55 barazoi shifrat, teksa Pasalic gjeti rrjetën në të 72 minutë, duke përmbysur 'Tulipanët'.

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, në të 90+6 minutë ishte Lang që barazoi për 2-2, duke i dërguar skuadrat në 30 minutat shtesë. Në të 98 ishte Petkovic që pas asistit të Modric shënoi për 2-3, teksa mesfushori i Real Madrid që në të 116 minutë shënoi nga penalltia për të dërguar shifrat në 2-4.

Kroacia merr kështu biletën për në finalen e Ligës së Kombeve, teksa pret sot të mësojë kundërshtarin që del nga përballja mes Spanjës dhe Italisë që zhvillohet në 20:45 në "De Grolsch Veste" të Enschede (Holandë).

VIDEO e ndeshjes

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk