Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të diel dy sfidat e mbetura për të kompletuar javën e 10-të. Egnatia fitoi në shtëpi 3-0 me Partizanin, duke bërë që "Demave" t'iu lëkundet kreu i klasifikimit. Në "Selman Stërmasi", Tirana ia doli të shënojë katër herë duke mundur 4-1 Kukësin, në një ndeshje që foli për bardheblutë.
Në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 3-0 me Partizanin në javën e 10-të të Superligës. Skuadra e Egnatias ia doli që të marrë fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në stol. Pas Kukësit, rrogozhinasit kalojnë edhe kryesuesit e Partizanit që "dridhen" por mbeten ende në vendin e parë në renditje. Ndeshja do vendosej në shtesën e pjesës së parë. Prekja me dorë e Bitrit në zonë u kthye në një penallti për vendasit, që shënuan me Fernando në të 45+2 minutë. Teksa dukej se pjesa e parë do mbyllej, një gafë e Bitrit dhe një kundërsulm "vrasës" i Egnatias dërgoi Zejnullain te goli. Me avantazhin e dy golave, pjesa e dytë u zhvillua e qetë për vendasit dhe pa agresivitetin e duhur nga Partizani. Djemtë e Colella u ndëshkuan nga dopieta e Zejnullai në minutën e 70, për një gol vërtet të bukur. Me këtë fitore Egnatia shkon në vendin e katërt me 15 pikë, teksa Partizani me 19 pikë është në krye të renditjes, një më shumë se Tirana ndjekëse.
Në "Selman Stërmasi" për javën e 10-të në Superligë, Tirana i dha leksion Kukësit duke fituar 4-1. Dueli nisi me golin e Florent Hasanit në minutën e 43, teksa Basa për verilinodrët në 45+4 vendosi ekuilibrat. Me pjesën e dytë që filloi me dy gola të shënuar, vendasit morën inisiativën dhe shënuan tre herë. Behiratche në të 72 minutë me kokë, Patrick në minutën e 81 dhe Limaj në të 87 nga penalltia i dhanë tre pikë me peshë skuadrës së Orges Shehit. Për t'u theksuar edhe dalja me karton të kuq e Ndrecës te Kukësi, që la të tijtë me 10 lojtarë kur rezultati ishte 1-1. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë të Superligës, një më pak se Partizani kryesues. Kukësi me 11 pikë merr humbjen e dytë radhazi dhe qëndron në vendin e shtatë.
Rezultatet e javës së 10-të:
Teuta 0-1 Laçi
Vllaznia 2-2 Erzeni
Kastrioti 3-0 Bylis
Egnatia 3-0 Partizani
Tirana 4-1 Kukësi
Renditja pas javës së 10-të:
Në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 3-0 me Partizanin në javën e 10-të të Superligës. Skuadra e Egnatias ia del që të marrë fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në stol. Pas Kukësit, rrogozhinasit kalojnë edhe kryesuesit e Partizanit që "dridhen" por mbeten ende në vendin e parë.
Ndeshja do vendosej në shtesën e pjesës së parë. Prekja me dorë e Bitrit në zonë u kthye në një penallti për vendasit, që shënuan me Fernando në të 45+2 minutë. Teksa dukej se pjesa e parë do mbyllej, një gafë e Bitrit dhe një kundërsulm "vrasës" i Egnatias dërgoi Zejnullain te goli. Me avantazhin e dy golave, pjesa e dytë u zhvillua e qetë për vendasit dhe pa agresivitetin e duhur nga Partizani. Djemtë e Colella u ndëshkuan nga dopieta e Zejnullai në minutën e 70, për një gol vërtet të bukur. Me këtë fitore Egnatia shkon në vendin e katërt me 15 pikë, teksa Partizani me 19 pikë është në krye të renditjes, një më shumë se Tirana ndjekëse.
Në "Selman Stërmasi" për javën e 10-të në Superligë, Tirana i dha leksion Kukësit duke fituar 4-1. Dueli nisi me golin e Florent Hasanit në minutën e 43, teksa Basa për verilinodrët në 45+4 vendosi ekuilibrat. Me pjesën e dytë që filloi me dy gola të shënuar, vendasit morën inisiativën dhe shënuan tre herë.
Behiratche në të 72 minutë me kokë, Patrick në minutën e 81 dhe Limaj në të 87 nga penalltia i dhanë tre pikë me peshë skuadrës së Orges Shehit. Për t'u theksuar edhe dalja me karton të kuq e Ndrecës te Kukësi, që la të tijtë me 10 lojtarë kur rezultati ishte 1-1. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë të Superligës, një më pak se Partizani kryesues. Kukësi me 11 pikë merr humbjen e dytë radhazi dhe qëndron në vendin e shtatë.