Shqipëria po bëhet kryefjala e të huajve edhe këtë sezon veror. Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.
I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.
Edhe Kryeministri Edi Rama ndau sot (26 Gusht) në rrjetet sociale pamje që tregojnë atmosferën nga lumi i Shalës.
“Deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.
Ai shprehet se më parë ishte një vend i pazbuluar, por tashmë është kthyer në një prej vendeve më të pëlqyera për të kaluar pushimet.
Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.
Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës, e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me atmosferën nga Lumi i Shalës, deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash, ju uroj një javë të mbarë”.

Postimi i kryeministrit Rama
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.2%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot premiera e filmit ikonë ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’, u restaurua 58 vite pas realizimit
25 Mars, 12:08
-
Rama rinis turin me diasporën! Në fundjavë në Kretë e Athinë, më 13 prill me shqiptarët në Milano
25 Mars, 11:35
-
‘Nuk jam atraksion i madh’, Rama-komentuesit: S’di sesa kohë ka që vesh një bluzë, kam 10 kopje
25 Mars, 10:25
-
'Veliaj në qeli', Edi Rama-komentueses: Nuk jam kryetar i Bashkisë së Tiranës, punët aty i kam mbyllur në 2011
25 Mars, 09:08
-
‘Berisha po mban peng një forcë politike’, Rama-komentuesit: S’po merrem unë me bufin e kënetës, po e mbani ju akoma
25 Mars, 09:01
-
Rama telefonon Ballën live, zbardh axhendën e takimeve në Greqi: Do të rikthehemi edhe në Itali
25 Mars, 08:53
-
'Të krijojmë një bllok kompakt më 11 Maj’, Rama: Hidhni votën në numrin 5, jo për t’u bërë socialistë por për BE
25 Mars, 08:45
-
Rama: Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë në negociata! 74% e europianëve optimist për BE, tregues se na duhet Unioni
25 Mars, 08:26
-
'Thyej kafka për një fjalë, s’guxon kush para me më dalë', Berisha përfshihet në 'serialin' Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk 'harron' as Yuri Kim
24 Mars, 22:37
-
Ironia e Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
24 Mars, 21:19
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
24 Mars, 20:15