Grupi terrorist ISIS ka publikuar mbrëmjen e kësaj të diele një video masakër, duke u prerë kokën 21 egjiptianëve të krishterë që i kishin rrëmbyer në Libi. Video përmban pamje të rënda, të cilat janë redaktuar nga redaksia e Shqiptarja.com dhe A1 Report.
Vrasja makabre është bërë në bregdetin e Wilayat Tarabulus në Detin Mesdhe. Video është me të vërtetë tronditëse. Të gjithë egjiptianët janë të veshur me rroba të ngjashme me të burgosurve në ngjyrë portokalli, ndërsa terroristët me të zeza dhe fytyra të mbuluara.
I vetmi nga terroristët e ISIS që ka sytë e zbuluar është lideri i tyre në këtë video i cili përcjell dhe mesazhin për botën e krishterë.
Gjatë videos së publikuar nga ISIS ka vazhdimisht mesazhe të shkruara në gjuhën arabe dhe në atë angleze. Mesazhet janë të të qarta drejtuar besimtarëve egjiptian të krishterë. Që në fillim të videos në mesazhin e parë shkruhet: Ky është një mesazh i nënshkruar me gjakun e kombit të kryqit.
Po ashtu autorët e videos janë kujdesur që në një nga mesazhet të tregojnë edhe vendodhjen e tyre gjatë kryerjes së masakrës duke thënë se ndodhen në bregdetin Wilayat Tarabulus të Detit Mesdhe.
"Njerëzit e kryqit janë pasuesit e kishës armiqësore egjiptiane, ky gjak i ndyrë është vetëm pak nga ajo që ju pret në shenjë hakmarrie për Kamelian dhe motrën e saj”- thuhet në një tjetër mesazh të ekstremistëve të ISIS.
21 egjiptianët, të gjithë të krishterë, u rrëmbyen nga qyteti bregdetar Sirte në Libinë lindore dhe ndodheshin nën kontrollin e grupeve terroriste. Gjatë së premtes ISIS publikoi foto të egjiptianëve duke deklaruar se ishin rrëmbyer në shenjë hakmarrje për gratë myslimane që u torturuan dhe u vranë nga Kisha e Egjiptit.
Duke marrë parasysh rrezikun e grupit terrorist ISIS të cilët kërkojnë të shpallin shtetin islamik, qeveria e Egjiptit i ka paralajmëruar qytetarët të mos udhëtojnë drejt Libisë. Shumë prej egjiptianëve shkojnë në Libi për të kërkuar punë.
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati)
February 15, 2015
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.9%
-
Shëndet
70.8%
-
Mirëqënia
19.3%
Vota total: 698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret
1 Janar, 12:42
-
Atentat terrorist në SHBA/ Kamioni përplas turmën e njerëzve New Orleans, 10 të vdekur e 30 të plagosur! Po festonin Vitin e Ri (VIDEO)
1 Janar, 12:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Diaspora kërkon të votojë me dokumente të skaduara! Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave
1 Janar, 12:26
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
EKSKLUZIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
1 Janar, 12:05
-
Si të arrini planet në Vitin e Ri
1 Janar, 11:49
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve
1 Janar, 11:38
-
Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
1 Janar, 11:36
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14