Marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti duket që vijojnë të jenë të ngrira, edhe pse krerët e të dy shteteve marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta.
Kryeministri Albin Kurti ishte prezent në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë më 29 nëntor. Ndërkohë që sot ata ishin bashkë në kuvendin e Kosovës ku po mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve.
E dëshmon dhe kjo video e mbërritur në redaksi nga mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Shqipëri – Kosovë që po mbahet sot në Kuvendin e Prishtinës.
Edi Rama i ulur në seksionin ku ndodhet delegacioni i kabinetit të kryeministrit shqiptar shkruan një letër dhe i kërkon një punonjësi të personelit tia dërgojë kryeministrit Kurti që ndodhet në seksionin tjetër ku ndodhet delegacioni kosovar. Ky i fundit nga video duket që refuzon ta lexojë por e vendos në cep të tavolinës. Por gazetarja e Report Tv Esiona Konomi informon se Kurti e kishte lexuar letrën pak minuta më pas dhe bashkë kishin shkëmbyer shenja. Më pas kryeministri Rama kishte dalë nga salla e Kuvendit duke munguar për të paktën 30 minuta.
Lajmi kryesor: