I ftohti arktik ka përfshirë SHBA-në, me temperaturat që shënuan minus 40 gradë. Rreth 110 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të energjisë që nga dita e shtunë.
Zyrtarët e transportit u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet, pasi rrugët janë të rrezikshme nga shtresat e akullit, por edhe mund të ketë rrëzime të pemëve dhe të shtyllave elektrike.
Shkollat janë anuluar për nxënësit në Portland dhe në qytete të tjera të mëdha si Çikago, Denver, Dallas dhe Fort Uorth. Stuhitë dhe temperaturat e ulëta kanë prekur gjithçka nga udhëtimet ajrore, ndeshjet sportive.
Të paktën katër persona kanë vdekur në zonën e Portland, përfshirë dy persona që dyshohet se vdiqën nga hipotermia. Një tjetër burrë vdiq pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërkaq një grua vdiq nga zjarri që u përhap pasi në stufën e kuzhinës ra një pemë, raportojnë mediat e huaja.
Në Uiskonsin, autoritetet po hetojnë vdekjen e tre të pastrehëve, të cilët ka të ngjarë që kanë vdekur nga hipotermia, thanë zyrtarët. Shiu i ftohtë dhe reshjet e borës pritet të “paralizojnë” juglindjen të martën. Ndërkaq, në Misisipi të hënën mbrëma temperaturat shënuan minus 12 gradë celsius.
Për shkak të motit të ftohtë, FlightAware, që gjurmon fluturimet, tha se rreth 2.900 fluturime janë anuluar të hënën në SHBA.
Temperaturat pritet të rriten nga mesi i javës, por erërat e forta janë parashikuar deri në fund të javës.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ NBA 'flet' shqip, këngë e valle tradicionale shqiptare në parket para ndeshjes Chicago Bulls - Indiana Pacers
3 Prill, 09:44
-
Lufta në Iran/ Hegseth shkarkon shefin e shtabit të ushtrisë amerikane dhe dy gjeneralë
3 Prill, 08:38
-
Pritet të lirohen 2 mijë të burgosur/ Kuba miraton amnistinë më të madhe të viteve të fundit, ndërsa thellohet kriza ekonomike
3 Prill, 08:31
-
Lufta/ Shkatërrohet ura më e gjatë në Iran, Trump: Teherani të bëjë marrëveshje para se të jetë tepër vonë, radhën e kanë termocentralet
3 Prill, 07:17
-
Sulme nga Irani?/ Deputeti Malaj: Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, procedurë normale! Juristi Kara: Besoj SHBA, por është njoftim protokollar! Deliu: S'ka vend për panik
2 Prill, 21:44
-
‘E rreh gruaja, ende po shërohet nga grushti në fytyrë’- Trump tallet me Macron, Presidenti francez: Fjalët që dëgjova s’meritojnë përgjigje
2 Prill, 21:39
-
Spahiu: Presidenti me ligj duhet t'i heqë shtetësinë çdo shqiptari që bashkëpunon me regjimin e Iranit
2 Prill, 21:30
-
Grupi i Senatit amerikan për NATO-n: Kongresi s’do të lejojë tërheqjen e SHBA-së nga aleanca
2 Prill, 20:19
-
Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, dyshohet se kishte pakënaqësi për trajtimin e dosjes 'Epstein'
2 Prill, 19:41
-
Hapja e Ngushticës së Hormuzit, mbi 40 vende në samit! Edhe Shqipëria pjesë e tryezës virtuale, ministri Hoxha: Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare
2 Prill, 14:56
-
NBA/ San Antonio dominon Golden State Warriors, fitojnë edhe Denver e Boston Celtics
2 Prill, 12:58
-
Sulme nga Irani? Sherr në Kuvend për paralajmërimin e SHBA, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë! Qeveria: S’ka rrezik, në kontakt me NATO
2 Prill, 10:23