ANGLI- Disa pamje shqetësuese qarkulluan në internet ku tregonin një grup prej nëntë personash, të  cilët po dhunonin brutalisht një nxënës, i cili fatmirësisht u arrit të shpëtohej në kohë nga një roje shkolle i cili u konsiderua në rrjet si “hero”. Por më shqetësuese ishte se në mesin e tyre ishte dhe një i ri i cili po kërcënonte me një armë të ftohtë, hanxhar.

Ata shkelmojnë dhe godasin në tokë djalin, ndërsa ai përpiqet që t’i largohet sulmuesve . Sulmi ndodhi jashtë Akademisë West Walsall E-ACT në Staffordshire. Fatmirësisht, djali shpëtohet nga një roje sigurie ‘hero’, i  cila nxiton dhe hyn në mes të sulmuesve dhe e  mbron. Pas një përleshjeje të shkurtër, banda largohet nga vendi i ngjarjes.