DURRES- Policia e Durrësit ndërhyn në kohë dhe kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e 'armës' të një marketi në lagjen nr.8 në këtë qytet.

Për të vënë në zbatim planin e tij Keni Braçe 27 vjeç ishte pajisur me një pistoletë çakmak, ndërsa në fytyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie. Policia e Durrësit ka shpërndarë edhe videon ku autori, ndonëse mbante në dorë një pistoletë lodër ka mundur të grabisë 79 300 lekë të reja.

Për kapjen e tij u angazhuan Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Forcat Shqiponja.

Policia po ashtu ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.