VIDEO/ Me motor në malin e Korabit, tashmë destinacion i preferuar dhe për të pasionuarit e sporteve në terrene të vështira

Mali i Korabit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit malor. Të gjithë ata që pëlqejnë ecjen në natyrë, por edhe sfidat ekstreme, i drejtohen këtij mali, i cili është i katërti për nga lartësia në Europën juglindore.

Por jo vetëm! Një grup të apasionuarish pas sporteve në terrene të vështira kanë vendosur të ngjisin Korabin me motor. Videoja është publikuar në faqen e kryeministrit Edi Rama.

'Mali i Korabit, jo vetëm një prej krenarive tona natyrore, por tashmë edhe destinacion i të pasionuarve pas sporteve në terrene të vështira' shkruhet në postimin e Ramës.

Ngjitja drejt majës më të lartë të Korabit, e cila është 2764 metra, nis nga fshati Radomirë dhe ka një distancë prej 9.5 kilometrash.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen