Ky në video është Albert Gjini, elektriçist pranë OSSHEE në Lezhë, gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në të gjithë territorin janë edhe "Albertë" të tjerë që përkundër kushteve të vështira të motit janë dukë bërë përpjekjet e tyre për të riparuar defektet dhe për të rilthyer energjinë.
Problemet me energjinë elektrike, si pasojë e erërave të forta, ka nxjerrë në terren në kushte atmosferike të vështira punonjësit e OSSHEE në Lezhë.
Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe erës seë fortë që vijon, elektriçistët po bëjnë maksimumin për të mbajtur furnizimin me energji dhe rikthimin e saj atje ku ka probleme.
Bravoooo e madhe. Heroooooo.
Përgjigju