Video- mesazhi i Ramës, reagon
Paloka: Zgjedhjet në Dibër u blenë

Video- mesazhi i Ramës, reagon<br />Paloka: Zgjedhjet në Dibër u blenë
Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka ka reaguar pas video- mesazhit të kryeministrit Rama për zgjedhjet në Dibër dhe humbjen e thellë të opozitës.
 
Paloka shprehet se disa orë, pasi Rama u betua se në Dibër nuk ka kanabis, policia asgjësoi 4800 rrënjë, ndërsa sipas tij votat në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri u blenë me paratë e korrupsionit.
 
Kreu i grupit të PD, mbyll reagimin e tij duke deklaruar se Dibra ishte testi me i mire se si Edi Rama mendon të përballet në 2017.
 
Deklarata e plotë
Sa herë që i duhet të flasë për investime, për punë të kryera e së fundi për Dibrën i duhet të shtojë pak dozën që të jetë i papërgjegjshëm për ato që thotë.  Besoj e mbani mend në parlament kur u betua se në Dibër ska asnjë gjethe kanabis.

Por vetëm disa orë më vonë policia e tij tha se asgjesoi 4800 rrënjë ( natyrisht që keto ishin te ndonjerit që ska paguar 30%,  se asnjë rrënjë e shefit të komisariatit Robert Aga nuk është prekur).

Sot na tha se fituan nga oratoria e kandidatit të tyre. A mban mend ndonje njeri qoftë dhe një fjali që artikuloi Rama i vogël ?! Natyrisht qe jo se Rama i vogel fliste me zërin e parave të korrupsionit të Gjiknurit e  Abazit qe shkonin për të blerë vota.

Fliste me zërin e trafikanteve të femrave, të drogës e kriminelëve qe u mblodhën nen kushtrimin e Edi Ramës. Fliste me zërin e Robert Agës gardianit të arave te hashashit, me zërin e Admir Trupjas, shefit te  krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, qe u kap diten e zgjedhjeve duke shpërndan lekë në këmbim të votave, me zerin e  Shefi te  krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani  qe u angazhua fuqimisht ne fushate elektorale per te shantazhuar votues e blere vota. Dibra eshte turpi i Edi Rames. Dibra ishte testi me i mire se si Edi Rama mendon te perballet ne 2017. Dibra ishte overdoza e tij.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City