Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Lionel Messi tregoi cilësitë e padiskutueshme në këtë duel, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.
Tifozët janë të mendimit se duke gjykuar nga shprehjet e fytyrës, Messi është më i lumtur në Miami se sa në Paris dhe humorin e ka treguar edhe me një festë të veçantë të golit, të cilin ia ka kushtuar David Beckham.
Festimi në të cilin Messi i bën gjeste Beckham-it për t'i mbajtur një gotë birrë tashmë po pushton internetin.










