VIDEO/ Mësuesja e gjuhës në Bulqizë godet shtazërisht nxënësin në klasë

VIDEO/ Mësuesja e gjuhës në Bulqizë godet shtazërisht nxënësin në klasë

Shkolla ‘Xhevdet Doda’ në Bulqizë

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku duket një mësuese që godet shtazërisht një nxënës në klasë.

Bëhet fjalë për mësuesen e gjuhës Ermira Velia, e cila jep mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë.

“Është dru, ashiqare dru. Për të qenë në krah të gjithë mësueseve dhe mësuesve të ndershëm, punëtorë, që janë të vështirë sot brezi i ri, padëshira e tyre për të mësuar apo qëndruar mirë në klasë, por sigurisht nuk justifikoj dot këtë lloj dhunë të një mësueseje që i ka humbur durimi. Apo të ndonjë mësueseje atje pa specializimet e duhura, apo pa eksperiencën e duhur. Nuk mund ta rrahësh fëmijën e tjetrit. Mund të ketë një mijë probleme, por ai fëmijë ti nuk e di që mund të ketë probleme të një sëmundjeje kronike, jo në rastin konkret them, por marrim në përgjithësi. Si mund të godasësh fëmijën sot të kujtdo qoftë ai? Nëse fëmija bën veprime që të kanë ardhur në majë të hundës apo prish orën mësimore lajmërohen prindërit, këshilli mësimor, drejtoria, përjashtohet edhe shpëton një herë e mirë ti”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra./tvklan.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive