Video/ Militanti nga Dibra degjeneron
Bashën: Për mua Berisha është, ti je …

Video/ Militanti nga Dibra degjeneron<br />Bashën: Për mua Berisha është, ti je …
Me gjithë përpjekjet e Bashës për tu konsideruar si lider i demokratëve, mesa duket nga dëshmitë e vetë demokratëve, ka dështuar.
 
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një militant i PD i thotë Bashës se Sali Berisha është mbi të gjithë dhe mbetet Sali Berisha. “Për mua Sali Berisha është, ti je thjeshte Lulzim Basha.
 
Militanti quhet Urim Jolla, nga Fshati Vojnike , Maqellarë dhe është i qartë kur thotë se nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së.
 
Edhe pse të pranishmit e tjerë kanë tentuar ta rregullojnë situatën duke thënë se Basha është pasardhësi i Berishës, kjo nuk e ka ndryshuar qëndrimin e militantit të PD-së.
 
Nga ana tjetër, Basha i është kundërpërgjigjur militantit duke thënë se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar është ai e jo doktori.
 
Mesa duket në PD gjërat janë akoma të qarta dhe kryetar i demokratëve mbetet Berisha. Që do të thotë se Basha ka dështuar të bëhet lider i demokratëve, e jo më i qytetarëve të tjerë.
 
Kjo do ta dëmtonte rëndë atë në zgjedhje, pasi me spastrimet që bëri në parti, rrezikon që as të vetët të mos i dalin për ta votuar, shkruan Lexo.al. Gjithsesi, presim 25 qershorin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione