VIDEO/ Milo i BSH dhe Asllani
i 'Nishanit' në PD, shkelin ligjin
VD/ Milo e Asllani në Kuvendin e PD

VIDEO/ Milo i BSH dhe Asllani<br />i 'Nishanit' në PD, shkelin ligjin<br />VD/ Milo e Asllani në Kuvendin e PD
TIRANE - Ndërkohë që hetimet lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit vijojnë, anëtari i Këshillit Mbikqyrës, Petraq Milo gjithashtu vijon të shkelë ligjin, duke marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, madje edhe duke qenë edhe kandidat për anëtar të Këshillit të kësaj partie. Kamera e Televizionit A1 Report, ka filmuar pamjet ekskluzive të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, në hollin e Pallatit të Kongreseve, aty ku po mbahet dita e dytë dhe e fundit e Kuvendit Kombëtar të PD.
 
Jo vetëm kaq, por në pamjet e filmuara nga kamera e A1 Report, shfaqet edhe Këshilltari i Presidentit të Republikës Bujar Nishani për çështjet vendore, Ylli Asllani. Ai shihet në pamje së bashku me Milon, nën shoqërinë e deputetëve demokratë, Arben Imami dhe Myqerem Tafaj. Edhe Asllani mësohet se është në garën për një post në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. 
 
petraq milo
(Në foto: Petraq Milo dhe Ylli Asllani, në Kuvendin e PD me deputetët demokratë)

Pavarësisht se ligji e sanksionon se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës duhet të jenë jo partiak për shkak të postit që ata mbajnë në Bankën e Shqipërisë, Milo shihet që për të dytën ditë radhazi të vijojë aktivitetin e tij politik. Ky fakt u denoncua dje edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili  e konsideroi këtë si një skandal të madh sa i përket angazhimit të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të BSH në politikë duke lënë të kuptohet se do të kërkonte shkarkimin e tij. Milo kandidat për Këshillin e PD, Braçe: Ligji e ndalon, të shkarkohet

petraq milo
(Në foto: Anëtari i Këshillit Mbikqyrës Petraq Milo, në Kuvendin e PD)

Megjithatë Milo nuk është i vetmi i cili në mbajtjen e këtyre dy ditëve të Kuvendit Kombëtar të PD që ka shkelur ligjin, pasi ditën e djeshme, edhe anëtari tjetër i Këshillit Mbikqyrës, Dhori Kule është parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Nga ana tjetër, nga Presidenca, ditën e djeshme është parë në ambientet edhe këshilltari tjetër i Nishanit, Gjergj Lezhja, i cili bashkë me Asllanin janë në garë për të marrë një post në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë