VIDEO/ Mini-Barcelona në fushë, Messi me shokë mposhten nga Dallasi në SHBA

VIDEO/ Mini-Barcelona në fushë, Messi me shokë mposhten nga Dallasi në SHBA

Lionel Messi në aksion

SHBA - Dallas mposhtën 1-0 Inter Miamin në një test miqësor të zhvilluar mëngjesin e sotëm me orën shqiptare. Lionel Messi me shokë nuk e kanë nisur si duhut këtë fazë përgatitore, pasi në dy ndeshje kanë një barazim dhe një humbje.

Dueli në "Cotton Arena" u zhbllokua shpejt. Ishte Ferreira që në minutën e tretë shënoi për Dallasin, kjo pas një topi të humbur nga Inter Miami në mesin e fushës.

Edhe pse me Albën, Busquets, Suarez dhe Messin në fushë, "mini-Barcelona" me qendër në Florida nuk ia doli të gjejë golin. Messi, Busquets dhe Suerez luajtën 64 minuta, me Tata Martinon që vendoi t'i largonte nga fusha në këtë duel miqësor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
E ndalën milimetrat, Lionel Messi tentoi mrekullinë nga goditja e këndit (VIDEO)

Inter Miami u mposht 1-0 në udhëtim nga Dallas, kjo në një test miqësor. Në këtë sfidë në fushë ishte edhe Lionel Messi, me ish-yjet e Barçës. Jordi Alba, Busquets apo edhe Suerez tanimë janë pjesë e Inter Miamit. Gjatë ndeshjes, Messi tentoi një mrekulli nga goditja e këndit. Ishte përqëndrimi i portierit Paes që e largoi topin nga vija fatale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar

Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar