Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku shënoi dy gola në kampionatin rus të futbollit këtë fundjavë dhe pas tyre kishte në dedikim të ndjerë për Martin Canin, djaloshin 14-vjeçar që mbeti i vrarë me thikë në Tiranë disa ditë më parë; pas një sherri mes adoleshentëve.
“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bëhuni të fortë, ai do shëndrijë në parajsë”, shkruan sulmuesi kuqezi.
Daku shënoi në minutën e 10-të dhe të 20-të, me Rubin Kazan që fitoi me rezultatin 3-0 përballë Akron Togliatti.