Bundesliga gjermane e futbollit filloi javën e tetë. Mbrëmjen e së premtes, Borussia Dortmund fitoi 1-0 kundër Werder Bremen dhe falë golit të Brandt merr kreun e Bundesligës, duke pritur nesër përballjet e rivalëve.
Në "Signal Iduna Park" mes më shumë se 80 mijë tifozëve, djemtë e Edin Terzic nuk e patën të lehtë në fushë. Megjithë përpjekjet në pjesën e parë, 45 minutat u mbyllën 0-0.
Gjithçka do zhbllokohej në minutën e 67 nga Julian Brandt, kjo pas asistit të Can. Goditja e ëmbël e Brandt u ndal në rrjetë, me Dortmundin që siguroi tri pikë. Pas javës së tetë, Dortmund me 20 pikë mban vendin e parë, një pikë më shumë se Bayern Munich. Bremen me gjashtë pikë mbetet në vendin e 14-të.