Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të shtunën tre nga ndeshjet e raundit të 29-të. Interi u ndal 1-1 nga Atalanta, Napoli përmbysi 2-1 Leccen, ndërsa Juventusi fitoi 0-1 në fushën e Udineses.

Në stadiumin 'Friuli', vendasit e Udineses u përpoqën të merrnin një pikë kundër Juventusit, por goli i Jeremie Boga në minutën e 38-të të sfidës i dha suksesin e plotë miqve nga Torino. Protagonist u bë turku Kenan Yildiz i cili asistoi për Boga, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën. 'Zonjës së Vjetër' iu anulua edhe një gol i Conceiçaos nga sistemi VAR për pozicionin jashtë loje. Më i miri i ndeshjes u shpall Kenan Yildiz, ndërsa trajneri Spalletti nuk e preferoi asnjë minutë Edon Zhegrovën, duke e lënë në stol.

Me këtë fitore Juvja ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Como që ka një ndeshje më pak. Udinese me 36 pikë mbetet në pozitën e 11-të.

Këtë të diel Serie A ka në program pesë takime. Spikat Como - Roma në orën 18:00 dhe Lazio - Milan në orën 20:45.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Mars, 23:51

    18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?