Një nga moderatorët më të njohur televiziv në Gjermani prezantuesi 59-vjeçar i ZDF, Claus Kleber, ndërsa jepte lajmet, me një zë që iu drodh e tepër i prekur tha “Mirëseerdhët në Gjermani, mirëseerdhët në vendin tim". Moderatori i “Heute journal” po rrëfente historinë e një shoferi autobusi, të quajtur Sven Latteyer.
Ky i fundit përshëndeti 15 emigrantët në autobusin e tij me mikrofon, duke u folur në anglisht: “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirëseerdhët në Gjermani, mirëseerdhët në vendin tim. Ia kalofshi mirë”.
/Shqiptarja.com