Report Tv siguron pamjet e operacionit që vendosi në pranga 17 persona në Shqipëri, mes tyre dy policë si pjesë e grupit kriminal që falsifikonte viza kundrejt 20 mijë eurove për në SHBA, por edhe vende të tjera, Angli dhe Kanada.
Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale dhe 4 laboratorë që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.
Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar falsifikuesit u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar.
Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Skema e funksionimit te grupit kriminal
Itinerari i trafikut te klandestineve per ne SHBA