Video/ Momenti i tmerrshëm kur 23-vjeçarja filmon të dashurin e saj duke e qëlluar për vdekje me armë

Video/ Momenti i tmerrshëm kur 23-vjeçarja filmon të dashurin e saj duke e qëlluar për vdekje me armë

Diego Fonseca dhe Lelly Alves

Një vajzë e re braziliane filmoi momentin kur u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj. Pamjet dramatike tregojnë 27-vjeçarin Diego Fonseca duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke i drejtuar armën 23-vjeçares Lelly Alves në një shtëpi në qytetin Jataí. 

Në video dëgjohet Alves duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s: 

“Bëje! Wow, kjo është shumë e lezetshme".

Foncec tërhoqi këmbëzën dhe vajza u rrëzua në dysheme. Më pas ai e dërgoi në spital ku ajo u nënshtrua kujdesit për plagët e marra. Autoritetet u thirrën në spitalin mjekësor dhe folën me Fonseca, i cili pretendoi se dy persona hipën në një motoçikletë dhe se njëri prej tyre qëlloi dy të shtëna, duke goditur Alves, raporton Daily Mail.

Hetuesit policor kanë vënë re se ai është konfliktuar dhe e kanë dërguar në komisariat, ku kanë parë videon e të shtënave në celularin e Alves. Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij u gjet afër vendit ku ai kishte parkuar makinën e tij jashtë spitalit. Ai kishte precedentë penalë për grabitje dhe sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

“Në spital më përqafoi dhe më tha: Kush e ka bërë këtë do ta paguajë”, tha nëna e vajzës Olesiane Alves.

Ajo tha se ata ishin takuar për më shumë se një vit e gjysmë dhe se vajza e saj donte të ndahej nga ai. Olesiane Alves kujton se vajza e saj i tha disa orë para se të vritej se do të ndahej nga Fonsenca sepse nuk kishin një marrëdhënie të mirë.

“Mami, unë do të shkoj në shtëpinë e tij dhe do të kthehem së shpejti”, ishin fjalët e fundit të Alves për nënën e saj.

Olesiane Alves i tha policisë se vajza e saj kishte shkuar në spital vitin e kaluar pasi u sulmua nga Fonseca për t’i bërë qepjet në krah. Në një tjetër incident, po në vitin 2022, Fonseca e goditi vajzën kur e pa duke folur me ish-të dashurin e saj.

“Kishte disa zënka dhe ajo kishte disa mavijosje. Mendova se ishte keq të ndërhyja, por ishte e vështirë. Ajo nuk më tha shumë sepse e dinte që ndjeja dhimbjen e saj”, tha nëna e saj. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin