Ushtria ruse ka sulmuar kolonën e mercenarëve Wagner që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don.

Në një video të publikuar online duket momenti kur një raketë godet një kamion ushtarak, pjesë e kolonës së automjeteve Wagner që përparojnë nga Rostov drejt Moskës.

Bomba u lëshua nga një helikopter Kamov Alligator i forcave të armatosura, nga një distancë prej të paktën pesë kilometrash për të shmangur zjarrin kundërajror. Megjithatë, shpërthimi nuk i shkurajoi mercenarët e tjerë që të vazhdonin rrugën e tyre drejt Kremlinit.

Edhe një korrespodent i agjencisë së lajmeve Reuters, ka raportuar se ka qenë dëshmitar kur helikopterët ushtarakë rusë kanë hapur zjarr në një kolonë të Ëagnerit, disa orë pasi shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin ka thënë se forcat e tij i kanë pushtuar zonat ushtarake në Rostov-on-Don.

Sipas Reutersit, në kolonë ka pasur transportuese ushtarësh dhe të paktën një tanke.


Lajmi kryesor:

‘Marrëveshje për të shmangur gjakderdhen’, Prigozhin tërhiqet nga sulmi ndaj Moskës! Kremlini: Do të shkojë në Bjellorusi! Nuk do të gjykohet