Moti i keq që përfshiu Gjermaninë mbrëmjen e shkuar, ka sjellë probleme jo vetëm në bllokimin e akseve rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit. Aeroporti i Frankfurtit bllokoi për orë të tëra fluturimet, duke krijuar kaos në sportelet e mbushura me emigrantë.
Stuhi e reshje shiu të rrëmbyeshëm përfshinë Gjermaninë qendrore dhe jugore, duke bërë që mijëra pasagjerë të anulonin apo vononin fluturimet e tyre në Aeroportin e Frankfurtit.
Sakaq, aeroporti i Frankfurtit u bllokua për disa orë, duke bërë që 70 fluturime të vonoheshin dhe shumë të tjera të anuloheshin.
Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, ndërsa 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion.
Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, ku përveç kaosit që krijoi për udhëtarët shkaktoi edhe përmbytje të bodrumeve dhe bllokim të disa akseve kryesore të vendit.
Zonat më të prekura nga moti i keq janë Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera.
Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani--Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.
Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
19.5%
-
Jo
75.2%
-
Nuk kam mendim
5.3%
Vota total: 133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Europa s'ka strategji për luftën me Iranin, Financial Times: Rrezikon të paguajë më shumë se SHBA-të
1 Prill, 16:16
-
Moti i keq ‘paralizon’ trafikun ajror në Stamboll, anulohen mbi 200 fluturime! Disa avionë ‘pezull’ në qiell
29 Mars, 20:20
-
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian
27 Mars, 21:13
-
Si kërcënimi rus po e transformon Gjermaninë në fuqinë më të madhe ushtarake të Europës
27 Mars, 18:14
-
Ministri i Jashtëm gjerman: SHBA e Irani po përgatiten për takim të drejtpërdrejtë në Pakistan
27 Mars, 08:28
-
E majta në Gjermani sfidon tabutë dhe nis reformën e shtetit social, zv/kancelari Klingbeil: Është koha të punojmë më shumë
26 Mars, 16:39
-
I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet G-Classi prej 250 mijë eurosh! Në kërkim një 34-vjeçar (VIDEO)
26 Mars, 11:57
-
Nga makinat te mbrojtja ajrore, 'Volkswagen' ndryshon ‘korsi’! Hyn në bisedime me kompaninë izraelite të ‘Kupolës së Hekurt’
26 Mars, 08:23
-
Tragjike në Gjermani/ Kamioni përplas për vdekje nënën dhe djalin 3-vjeçar nga Kosova! Shpëton mrekullisht fëmija tjetër
25 Mars, 16:53
-
Mynihu shënon historinë, zgjedh kryebashkiakun e parë homoseksual! Përmbyset rezultati, CSU humb zgjedhjet pas 42 vitesh
24 Mars, 10:27
-
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit 'përparime të tjera' në dialogun me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese
22 Mars, 12:59
-
Rama i quajti ‘mërgata e qyqeve në Berlin’, Bardhi: Mazhoranca pengesë për integrimin në BE
21 Mars, 14:08