SHBA, Miami - Inter Miami dhe Austin FC barazuan 2-2 në një ndeshje spektakolare e cila vlente për raundin e gjashtë të MLS në SHBA. Kjo ishte ndeshja e parë e Inter Miamit në shtëpinë e re 'NU Stadium'. Protagonist në këtë duel ishte edhe Myrto Uzuni.
Sulmuesi i Kombëtares mund të shënonte golin e parë në stadiumin e ri të rivalëve, por goditja e tij në minutën e 3-të nga gjuajtja e lirë u ndal nga shtylla e djathtë pingule e portës së mbrojtur nga St. Clair. Miqtë nga Teksasi nuk vonuan dhe ia dolën të merrnin epërsinë pas gjashtë minutash lojë me autorin e golit Guilherme.
Vetëm katër minuta më vonë Lionel Messi barazoi rezultatin për 1-1 pas një goli me kokë nga brenda zonës, realizimi i tij i parë në stadiumin e ri, ku një nga tribunat mban emrin e yllit të futbollit argjentinas.
Në pjesën e dytë Myrto Uzuni u kujdes të asistonte për Nelson, me Austin FC që rigjeti sërish epërsinë. Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte nën kontrollin e Inter Miamit, por vetëm në minutën e 81-të Luis Suarez shënoi golin e barazimit 2-2.
Komente








