Genc Gjokutaj ka disa precedentë në përplasjet e tij me Policinë Rrugore.
Rreth 9 muaj më parë, rrugorët i pezulluan atij lejen e drejtimit të automjetit.
Siç duket edhe videon e publikuar nga Policia Shtetit, Gjokutaj u kap nga rrugorët duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.
Atij iu pezullua leja e drejtimit për 3 muaj. Edhe atëherë Gjokutaj ka bërë rezistencë ndaj policisë duke i kujtuar vazhdimisht se ishte "avokati", duke arritur deri edhe në kërcënime ndaj punonjësit të policisë.
Ndërsa polici bën gati gjobën përkatëse dhe i kërkon drejtuesit të mjetit të firmosë mbi të, ai i përgjigjet me habi: ej seriozisht e ke ti?
Polici i thotë që gjoba kalon nga shefi i komisionit, por duket që ky fakt e acaron avokatin. “Lëre mos më trego ti shefin e komisionit mua...” i përgjigjet policit, duke i kërkuar atij që t’i kthente patentën dhe në momentin kur polici i thotë “patentën e mbajmë ne”, avokati e kërcënon duke i thënë: “Më jep patentën se është e imja, është personale. Do të të bëj kallëzim penal, mbaj mend ca po të them”.
Mbrëmjen e kësaj të shtune, Genc Gjokuaj u shoqërua në polici pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur si dhe kundërshtoi urdhrin e policisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO