VIDEO/ Napoli i fortë për Sasuolo-n, Juventusi gabon me Bologna-n! Miqtë të irrituar për mungesën e një penalltie

Napoli kampion i Seria A ka kaluar pa probleme Sassuolo-n në javën e dytë të sezonit të ri, teksa në stadiumin ‘Maradona’ ka fituar pastër 2-0. Në minutën e 16 i përhershmi Osimhen zhbllokoi rezultatin me penallti, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Sassuolo i vështirësoi punë vetes me kartonin e kuq të Lopez-it. Pa kaluar shumë Napoli do të fitonte një tjetër 11-metërsh, por këtë herë Raspadori do të gabonte.

Gjithsesi vetëm katër minuta më pas kapiteni Di Lorenzo do të dyfishonte dhe njëkohësisht do të vuloste këtë sfidë pa shumë histori. Për rrjedhojë Napoli i bashkohet Milanit dhe Verona-s në krye të Seria A me 6 pikë, dy më shumë se Juventusi që hodhi hapin e parë të gabuar që në javën e dytë.

‘Zonja e vjetër’ barazoi me vështirësi 1-1 kundër Bologna-s, teksa deri në minutën e 80 rrezikoi të humbiste. Në pjesën e parë Bologna kaloi në avantazh me Ferguson, ndërsa në vijim miqtë pretenduan një penallti që shkaktoi shumë polemika, pasi arbitri nuk e akordoi. Megjithatë ishte goli i Vlahovic afër fundit që vulosi nga 1 pikë për secilën skuadër në këtë përballje.

Sonte ndërkohë në fushë do të zbresë Interi i riformatuar në merkato, që luan në transfertën e Cagliarit. Zikaltërit pas fitores në nisje duan të ruajnë vazhdimësinë për të qenë me pikë të plota ashtu si Milani dhe Napoli.

 

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston