![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6574ba429f1eeata milan.jpg)
Dramatike dhe emocionuese ndeshja në Bergamo. Në "Gewiss Stadium" Atalanta fitoi 3-2 kundër Milanit për raundin e 15-të në Serie A. Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, kuqezinjtë e Piolit bien në udhëtim kundër zikaltërve që për 90 minuta në fushë kishin edhe shtyllën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin.
Përballja nisi me emocione, për t'u zhbllokuar në minutën e 38 me Lookman te vendasit. Në fundin e pjesës së parë Giroud u kujdes që shifrat të barazoheshin dhe skuadrat të shkonin në zhveshtore në ekuilibër. Me fillimin e së dytës, konkretisht në të 55 minutë ishte sërish Lookman që i dha epërsinë vendasve, teksa Jovic në të 80 minutë vendosi ekuilibrat.
Gjatë kësaj periudhe Maignan ishte shpëtimtar i Milanit me dy pritje të mira, gjë që nuk do e bënte dot në minutën 90+5, kur Muriel me finte shënoi golin e fitores për Atalantën. Dy minuta para golit të pësuar, Milani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Calabrias.
Me këtë humbje Milan me 29 pikë mban vendin e tretë dhe largohet nga dyshja Juventus dhe Inter. Atalanta fiton pas katër ndeshjeve "jo" dhe shkon në vendin e shtatë me 23 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'poker' Udineses, zikaltërit sërish në krye të Serie A! Atalanta mund 3-2 Milanin 'in-extremis'! Lazio barazon 1-1 me Veronën
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.8%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3665
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari
24 Korrik, 22:32
-
Zyrtare/ Alen Sherri kalon në Serie A, i jep lamtumirën Egnatias: Shkruam historinë edhe pse të paragjykuar
24 Korrik, 16:51
-
VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion
24 Korrik, 16:10
-
Ylli i Interit dhe i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Igli Tare kërkon rikthimin në punë: Kjo është blerja më e 'goditur' deri tani në Serie A
23 Korrik, 16:27
-
E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian
20 Korrik, 11:00
-
Juventusi zyrtarizon rivalin e Mario Mitaj, kontratë deri në 2029
19 Korrik, 10:19
-
Marash Kumbulla larg Romës, mbetet sërish në Serie A
18 Korrik, 15:44
-
Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit
18 Korrik, 14:31
-
Prokuroria e Romës çon për gjykim ish-drejtuesit e Juventusit
18 Korrik, 13:59
-
Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj
17 Korrik, 15:18
-
Zyrtare/ Alvaro Morata është i Milanit: Kam besim te Ibra dhe Fonseca, mezi pres t'ia nisim
17 Korrik, 13:49