GOLAT/ Interi 'poker' Udineses, zikaltërit sërish në krye të Serie A! Atalanta mund 3-2 Milanin 'in-extremis'! Lazio barazon 1-1 me Veronën

Interi është rikthyer në krye të Serie A. Vetëm 24 orë ka zgjatur mbretërimi i Juventusit si kryesues, pasi zikaltërit e Inzaghit fituan 4-0 kundër Udineses në "San Siro". Inter nuk e vendosi në diskutim fitoren duke shënuar tre herë në pjesën e parë. I zakonshmi Calhanoglu nuk gaboi nga penalltia në minutën e 37-të, teksa Dimarco dhe Thuram trefishuan në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 71 Asllani mori vendin e Calhanoglu dhe luajti 20 minuta në këtë duel. Duhej kapiteni Lautaro që në të 84 minutë të vuloste takimin për 4-0. Me 38 pikë Interi mban vendin e parë në Serie A, dy pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona dhe Lazio barazuan 1-1 për xhiron e 15-të në Serie A. Në këtë sfidë Elseid Hysaj luajti nga minuta e 29-të, kur u hodh në fushë duke zëvendësuar të dëmtuarin Marusic. Sfida u zhbllokua pas vetëm 23 minutave lojë me golin e Zaccagnit. Sulmuesi shënoi një perlë me finte, pas pasimit final të Felipe Anderson. Më pas në minutën e 70-të ishte Henry që barazoi shifrat në 1-1. Lazio do shënonte edhe golin e dytë me Casale, por që VAR e anulloi për një faull. Pas kësaj jave, Lazio me 21 pikë mban përkohësisht vendin e tetë, teksa Verona me 11 pikë pozitën e 18-të.

Në "Gewiss Stadium" Atalanta fitoi 3-2 kundër Milanit për raundin e 15-të në Serie A. Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, kuqezinjtë e Piolit bien në udhëtim kundër zikaltërve që për 90 minuta në fushë kishin edhe shtyllën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin.

Përballja nisi me emocione, për t'u zhbllokuar në minutën e 38 me Lookman te vendasit. Në fundin e pjesës së parë Giroud u kujdes që shifrat të barazoheshin dhe skuadrat të shkonin në zhveshtore në ekuilibër. Me fillimin e së dytës, konkretisht në të 55 minutë ishte sërish Lookman që i dha epërsinë vendasve, teksa Jovic në të 80 minutë vendosi ekuilibrat.

Gjatë kësaj periudhe Maignan ishte shpëtimtar i Milanit me dy pritje të mira, gjë që nuk do e bënte dot në minutën  90+5, kur Muriel me finte shënoi golin e fitores për Atalantën. Dy minuta para golit të pësuar, Milani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Calabrias.

Me këtë humbje Milan me 29 pikë mban vendin e tretë dhe largohet nga dyshja Juventus dhe Inter. Atalanta fiton pas katër ndeshjeve "jo" dhe shkon në vendin e shtatë me 23 pikë.

Serie A, java 15-të - e shtunë:

15:00 Verona 1-1 Lazio (Henry 70' / Zaccagni 23')

18:00 Atalanta 3-2 Milan (Lookman 38', 55', Muriel 90+5' / Giroud 45+3', Jovic 80')

20:45 Inter 4-0 Udinese (Calhanoglu 37', Dimarco 42', Thuram 44', Lautaro 84')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
VIDEO/ Interin e 'tërbojnë' bardhezinjtë, mund 4-0 Udinesen dhe i merr Juves kreun e Serie A

Interi është rikthyer në krye të Serie A. Vetëm 24 orë ka zgjatur mbretërimi i Juventusit si kryesues, pasi zikaltërit e Inzaghit fituan 4-0 kundër Udineses në "San Siro". Inter nuk e vendosi në diskutim fitoren duke shënuar tre herë në pjesën e parë. I zakonshmi Calhanoglu nuk gaboi nga penalltia në minutën e 37-të, teksa Dimarco dhe Thuram trefishuan në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 71 Asllani mori vendin e Calhanoglu dhe luajti 20 minuta në këtë duel. Duhej kapiteni Lautaro që në të 84 minutë të vuloste takimin për 4-0. Me 38 pikë Interi mban vendin e parë në Serie A, dy pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

Ora 20:04
VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur' me pesë gola, Atalanta mund 3-2 Milanin me Gjimshitin në fushë

milan.jpg" style="height:582px; width:780px" />

Dramatike dhe emocionuese ndeshja në Bergamo. Në "Gewiss Stadium" Atalanta fitoi 3-2 kundër Milanit për raundin e 15-të në Serie A. Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, kuqezinjtë e Piolit bien në udhëtim kundër zikaltërve që për 90 minuta në fushë kishin edhe shtyllën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin.

Përballja nisi me emocione, për t'u zhbllokuar në minutën e 38 me Lookman te vendasit. Në fundin e pjesës së parë Giroud u kujdes që shifrat të barazoheshin dhe skuadrat të shkonin në zhveshtore në ekuilibër. Me fillimin e së dytës, konkretisht në të 55 minutë ishte sërish Lookman që i dha epërsinë vendasve, teksa Jovic në të 80 minutë vendosi ekuilibrat.

Gjatë kësaj periudhe Maignan ishte shpëtimtar i Milanit me dy pritje të mira, gjë që nuk do e bënte dot në minutën  90+5, kur Muriel me finte shënoi golin e fitores për Atalantën. Dy minuta para golit të pësuar, Milani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Calabrias.

Me këtë humbje Milan me 29 pikë mban vendin e tretë dhe largohet nga dyshja Juventus dhe Inter. Atalanta fiton pas katër ndeshjeve "jo" dhe shkon në vendin e shtatë me 23 pikë.

Ora 17:08
VIDEO/ Elsi Hysaj si 'kartë e dytë', Verona barazon 1-1 me Lazion

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona dhe Lazio barazuan 1-1 për xhiron e 15-të në Serie A. Në këtë sfidë Elseid Hysaj luajti nga minuta e 29-të, kur u hodh në fushë duke zëvendësuar të dëmtuarin Marusic. Sfida u zhbllokua pas vetëm 23 minutave lojë me golin e Zaccagnit. Sulmuesi shënoi një perlë me finte, pas pasimit final të Felipe Anderson. Më pas në minutën e 70-të ishte Henry që barazoi shifrat në 1-1. Lazio do shënonte edhe golin e dytë me Casale, por që VAR e anulloi për një faull. Pas kësaj jave, Lazio me 21 pikë mban përkohësisht vendin e tetë, teksa Verona me 11 pikë pozitën e 18-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy