TIRANË- Një drejtues mjeti është gjobitur me 40 mijë lekë të rinj, pasi ka ndjekur auto-ambulancën që ishte në shërbim emergjence.

Në njoftimin zyrtar, policia rrugore bën me dije se drejtuesit të mjetit i është pezulluar patenta

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave.