STAMBOLL - Rey Manaj ka shënuar golin e pestë sezonal. Për raundin e 14-të në Superligën turke të futbollit, lushnjari ka shënuar për ekipin e tij Sivasspor, që po humbet 4-1 kundër Fenerbahces në "Sukru Saracoglu".
Vendasit e Fenerbahces shënuan dy gola në pjesën e parë me Szymanskin dhe Kahveci, ndërsa Manaj shkurtoi në minutën e 50-të dhe rihapi përkohësisht sfidën.
Në të 68 autogoli i Okumus zbehu shanset e vendasve, ndërsa ishte Dzeko që "vulosi" sfidën për 4-1. Edhe pse skuadra e tij nuk ia doli të marrë pikë, Manaj bëri detyrën dhe pas dopietës ndaj Trabzonspor, e çon në pesë numrin e golave sezonale, duke i dhënë sinjale trajnerit Sylvinho për në Kombëtare.