Video/ Në mes të fushatës, Rama
 qep plagën e të dhunuarit nga PD

Video/ Në mes të fushatës, Rama<br /> qep plagën e të dhunuarit nga PD
Opinioni publik është mësuar që të shohë fushata zgjedhore me tension e shkëmbim akuzash të ashpra deri përplasje fizike.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Pilafe ku u dhunua administratori i njësisë Tomin Nuri Meda ka nxjerrë në pah edhe një tjetër element interesant.

Meda rezulton të ketë qenë personi që ka marrë në telefon policinë për të njoftuar se kishte parë disa persona që po shpërndanin para dhe ishin militant të Partisë Demokratike. Në këtë moment, militantët e PD janë konfrontuar fizikisht me Medën duke e dhunuar atë.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Qytetit të Peshkopisë. Lexo.al ka mësuar se me të marrë vesh lajmin, kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mjeku kirurg Muharem Rama, është nisur drejt urgjencës.

Siç shikohet në këtë video të sjellë ekskluzivisht nga portali Lexo.al, Rama ka preferuar të nxitojë dhe të kryejë vet qepjen e plagëve në trupin e Nuri Medës duke i dhënë ndihmën e parë bashkë me ekipin mjekësor./Lexo.al

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron