Stambolli ka përjetuar të mërkurën një mbrëmje spektakolare me rastin e mbërritjes së N’Golo Kante. Mesfushori francez me famë botërore ka zbarkuar në Turqi për t’u bashkuar me Fenerbahcen, pas transferimit nga klubi saudit Al Ittihad.
Një nga goditjet më të mëdha të merkatos së dimrit për klubin turk, Kante mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” me një avion privat nga Arabia Saudite, i shoqëruar nga anëtarë të Bordit Drejtues të Fenerbahces.
Në dalje të terminalit, mijëra tifozë kishin mbushur zonën për të përshëndetur yllin francez, duke krijuar një atmosferë elektrizuese me flakadanë, brohoritje dhe këngë. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm, autoritetet kishin marrë masa të shtuara sigurie.
Disa nga tifozët u ngjitën mbi pemët dhe shtyllat e ndriçimit rrugor që gjendeshin pranë, për të pasur një pamje më të mirë. Dhjetëra tifozë ishin me fat, duke e përshëndetur më pranë futbollistin dhe duke bërë foto.
Klubi i Fenerbahces konfirmoi se negociatat u mbyllën me sukses dhe është arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare me mesfushorin francez.
Yeni transferimiz N’Golo Kanté’yi, Sabiha Gökçen Havalimanı’nda binlerce taraftarımızın katılımıyla, Fenerbahçe’ye yakışır bir coşku ile karşıladık.
— Genç Fenerbahçeliler (@gencfborg) February 4, 2026
Bu organizasyonun bir parçası olarak havalimanında yer alan, uzak–yakın demeden yollara düşerek bu tarihi ana tanıklık eden,… pic.twitter.com/7M16RIKCA2
Komente








