Arbnor Muçolli shënoi në fitoren 4-5 që Vejle mori në transfertë kundër Nykobing, e vlefshme për javën e 15 në ligën e parë daneze. Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti rrjetën në minutën e 34, duke vendosur përkohësisht rezultatin 1-1.
Sfida rezultoi dramatike në fund, teksa Vejle përmbysi rezultatin në minutat 93 dhe 95 për të marrë tri pikë të çmendura që e mbajnë në vendin e parë në klasifikim, duke qenë skuadra pretendente për rikthimin në elitën e futbollit danez.
Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Muçollin, që sheh një rikthim me fat në fushë. 23 vjeçari vuajti disa muaj një dëmtim, teksa ishte në fushë edhe në miqësoren që Shqipëria barazoi 1-1 me Arabinë Saudite në Abu Dhabi katër ditë më parë.